e martë, 29 maj 2012

Bashkimi është e drejtë hyjnore

 Alban Daci


Kanë rënë e janë ngritur perandori e shtete, janë zhdukur e asimiluar kombe, por ja që kombi ynë nuk u zhduk. Ai mori forcë nga dheu që e mbajti dhe e ushqeu, iu qëndroi furtunave të kohës. Nuk u asimilua as nga pushtimi turk dhe as nga ai sllav, por ruajti me fanatizëm çdo vlerë kombëtare, vlera që na mbajtën lidhur si vëllezër të një gjaku dhe që na dallojnë nga kombet e tjerë.
 Por kryesore më duket se është ajo që, për inat të atyre që nuk na dashtën, ne i qëndruam zhdukjes dhe asimilimit dhe tash jemi në kushte të tjera, kur mund të punojmë më shumë se kurrë për vete, si në drejtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror, ashtu edhe të kulturës dhe identitetit shqiptar, për të cilin disa teoricienë shfaqin mendime që aspak nuk e nxisin zhvillimin, por e pengojnë atë. Pra, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për unifikimin në drejtimin të problemeve përcaktuese, që na ruajtën dhe na mbajtën gjallë si komb.
Ne kemi nevojë të punojmë me zemër dhe të mendojmë me kokë për bashkimin tonë kombëtar, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë ne. Sot, po jetojmë në një periudhë të globalizuar dhe të ndërvarësisë ekonomike. Në këto rrethana, ne përballemi me më shumë sfida e probleme dhe rruga e vetme për tu bërë ballë është të jemi të gjithë të bashkuar. Bashkimi ynë, mbron vlerat tona si popull dhe në të njëjtën kohë na ve thuajse në kushte të barabarta me popujt e tjertë p ë r t’i respektuar ato dhe anasjelltas.
Sot ka tradhtar dhe burracak të cilët mendojnë dhe shprehen se qoftë nacionalizmi ashtu edhe bashkimi etnik janë të rrezikshëm.
Nacionalizmi është teori që mbështetet tek kombi, tek një kolektivitet homogjen me gjuhë, histori, traditë, kulturë të përbashkët. Shqiptarët, janë një kolektivitet i tillë, sepse kanë një gjuhë, histori, traditë të përbashkët. Kjo tashmë është realitet historik dhe duhet të pranohet si i tillë.
 Fakti se jemi shqiptarë është diçka krejt e natyrshme e pranuar dhe e dëshmuar si de facto ashtu edhe de jure. Ne jemi shqiptar, dhe ky nuk duhet të jetë problem për të tjerët që nuk janë. Ne nuk duam probleme, nuk duam urrejtje dhe nuk e nxisim atë.
Ne duam t’i respektojnë ato që nuk janë shqiptarë, por në të njëjtin kohë të tjerët duhet të na respektojnë për faktin se jemi shqiptarë. Nëse të tjerët nuk na respektojnë ky nuk është faji ynë dhe ne nuk jemi fajtorë për këtë gjë, por nuk do të lejojmë dhe nuk mund të jemi në të njëjtën kohë “viktima” të urrejtjeve të tjera.
 Gjithashtu ne shqiptarët nuk duhet të kemi frikë nga fjala etnike. Enti do të thotë rigrupim njerëzish me morfologji, gjuhë e kulturë të përbashkët. Përsëri del në shesh fakti se shqiptarët kanë një gjuhë, një morfologji dhe një kulturë të përbashkët mes tyre e të ndryshme nga popujt e tjerë. Ky nuk është as privilegj e as një problem, por një fakt historik. Të tjerët duhet të na respektojnë për këtë që jemi dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të kenë probleme ashtu siç kanë pasur më parë, të cilat i dëshmon më së miri vetë historia.
Fakti se sot ne duhet të bashkohemi si një enti e vetme, ashtu siç jemi në të vërtetë nuk duhet të konsiderohet si një kërcënim për etnitë e tjera, por si një e drejtë legjitime për ne. Është njëlloj sikur një familje e ndarë për shkak të rrethanave të kërkojë dhe të insistojë të ribashkohet. Nëse familjet e tjera përreth bëhen xheloze për këtë, ky është një problem për ata dhe jo për familjen që e ka të drejtë legjitime dhe hyjnore që të bashkohet.
Kështu, fakti se shqiptarët duan të bashkohen, duhet të shikohet dhe të analizohet në prizmin e një të drejtë hyjnore e legjitime se sa si një kërcënim për etnitë e tjera. Ne jemi të sigurt dhe të qetë se nuk i kemi rënë në qafë asnjë etnie tjetër. Nëse etnitë e tjera përreth nesh nuk na kanë rënë në qafë ne në të kaluarën, atëherë ato nuk duhet të shqetësohen për faktin, se ne, mbi bazën e të drejtës tonë hyjnore e legjitime kemi vendosur të bashkohemi. Nëse etnitë e tjera kanë punuar dhe po punojnë për mohimin e kësaj të drejte, atëherë ato do të ndëshkohen qoftë moralisht ashtu edhe në forma të tjera.
Bashkimi i shqiptarëve duhet të shikohet si një proces krejt normal dhe i pranueshëm edhe për të tjerët. Në këtë botë nuk mund të ketë dy ose më shumë standarde. Çdo të thotë? Që të tjerët kanë të drejtë të bashkohen e të jenë të bashkuar dhe shqiptarët nuk duhet e nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë. Kjo nuk ka as shpjegim logjike e as praktik. Ne nuk i kemi rënë në qafë asnjë populli tjetër që të jetë i bashkuar, por në të njëjtën kohë nuk duhet të lëmë asnjë popull tjetër që padrejtësisht të na pengojë neve për ushtrimin e kësaj të drejte.

e hënë, 28 maj 2012

Aleanca Kuq e Zi duhet

Alban Daci


Aleanca Kuq e Zi duhet:


 - T’i mbrojë fshatarit prodhimin bujqësor 
- Të ndihmojë e të ringrejë industrinë e vendit dhe të mbrojë prodhimin e saj
 - Konsumatorit duhet t’i mbrojë prodhimet e konsumit 
- Mësuesve, policëve dhe mjekëve duhet t’u rris rrogat 
- Të mëshuarve t’u rris pensionet dhe t’u garantojnë shërbimet sociale të kujdesit 
- Të stimulohet e të mbrohet tregtia 
- Të ul tarifat e transportit 
-Të ul kryesisht taksat për bizneset e vogla dhe të mesme 
- Të promovojë turizmin malor, detar, kulturor e historik
 - Të mbrojë e të promovoj identitetit kombëtar jo vetëm Brenda, por edhe Jashtë 
- Të angazhohet e të përmbush kauzën e drejtë të shqiptarëve për t’u bashkuar në një Shtet të vetëm.
 - Të kristalizojë e të forcojë sistemin demokratik në vend. Liritë e të drejtat e njeriut janë të shenjta e të pacenueshme. Vota është e shenjtë dhe baza e demokracisë. Jeta e njeriut është e shenjtë dhe e pacenueshme
 - Të reformojë sistemin e drejtësisë. Ligjet krijohen nga njerëzit dhe duhet të jenë në mënyrë të barabartë e të pa diskriminuar për të gjithë njerëzit, etj etj. 


 Aleanca Kuq e Zi i ka burimet njerëzore, mbështetjen popullore dhe vullnetin politik për të bërë realitet. Të gjithë së bashku meritojmë më shumë!

e mërkurë, 23 maj 2012

Për ne sot në Shqipëri ka dy rrugë


Alban Daci 

Të dashur vëllezër shqiptarë, për ne sot në Shqipëri ka dy rrugë: 
- Ta braktisim me pesimizmin se ky vend nuk bëhet dhe këtë vend të mrekullueshëm ta lëmë në dorën e horrave dhe të serbëve e grekëve. 
-Te jemi të vendosur e të bashkuar për ta siguruar të ardhmen tonë dhe të vendit tonë ashtu si duhet. 
Nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë që mendon të parën. Shqipëria, ky vendi ynë ka kaluar në histori momente edhe më të vështira, por të parët tonë qëndruar si heronj të pamposhtur përballë tradhtarëve të brendshëm dhe armiqve të jashtëm. Nëse e braktisim idealin tonë për një të ardhme më të mirë dhe për një Shqipëri të gëzuar nga shqiptarët, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse u hapim rrugën tradhtarëve të mbarojnë misionet e tyre dhe kënaqim armiqtë tonë të jashtëm. Ne duhet të rezistojmë dhe të tregojmë vlerat tona kombëtare. Ne duhet t'i tregojmë Evropës së vjetër se dimë të bëjmë shtet. Ne duhet t'u themi armiqve të jashtëm se Shqipëria është vetëm e shqiptarëve, të tjerët, nëse duan dhe plotësojnë kushtet do të respektohen si miq ashtu siç e ka zakon shqiptari. Përndryshe do u tregojmë atyre vendin siç ua kanë treguar të parët tanë.

Të dashur dibranë e matjanë


Alban Daci

Të dashur dibranë e matjanë,
 u bashkova me Aleancën Kuq e Zi, sepse ajo mban idealet tona kombëtare, për të cilën të parët tanë kanë dhënë edhe jetën.
U bashkova me Aleancën Kuq e Zi, sepse dëshiron te krijojë një shoqëri të vërtetë demokratike. 
Dëshiron të  luftojë të gjitha klanet dhe politikat antikombëtare. 
Dëshiron t'i bashkojë të gjithë shqiptarët në një Shtet të vetëm, ashtu siç e meritojmë.
 Të dashur patriotë, më mbështesni të bëjmë një Shqipëri të nderuar. 
 O sot o kurrë! 
Koha nuk pret, ajo matet me vendosmërinë dhe suksesin tonë të përbashkët.

e diel, 20 maj 2012

Sllova ime, bora të izoloi, Berisha të la në errësirë

Alban Daci* 

Sllova është një ndër komunat më të rëndësishme të rrethit Dibër, për bukuritë natyrore, për historinë e saj të lavdishme dhe për numrin e madh të intelektualëve që ka nxjerrë ndër vite. Sllova ka qenë zona e njerëzve bujar, e njerëzve punëtorë, vendi ku prodhimi i frutikulturës, sidomos i mollëve dhe i kumbullave jo vetëm zinte vendin e parë në vend, por ishte shumë i preferuara edhe për tregun evropian. Po sot në çfarë gjendje ndodhet kjo komunë e rëndësishme e Dibrës? Në ditë më të vështira të saj. Ajo ndjen çdo ditë dorën e abuzimit dhe të braktisjes nga pushteti qendror berishian. Berisha dhe deputetët e kësaj zonë, interesohen dhe e kuptojnë ekzistencën e saj vetëm, kur janë në fushatë elektorale e kur kanë nevojë për votat e tyre. Sllova është shquar siç thamë për numrin e madh të intelektualëve që ka nxjerrë ndër vite. Megjithatë, në 22 vite tranzicion nuk kam dëgjuar qoftë edhe një herë një deputet të kësaj zone, si të majtë ose të djathtë të dali e të mbajë interpelanca parlamentare në mbrojte të banorëve të këtyre zonave. Neglizhenca e deputetëve të kësaj zonë është aq e madhe, sa banorët e kanë të vështirë të arrijnë t’i takojnë qoftë edhe formalisht. Sllova, kjo komunë ashtu si komunat e tjera Veri-Lindore, kaloj një Dibër të vështirë. Fshatrat e kësaj komune mbeten të izoluar për javë të tera dhe rrugët u hapën vetëm, kur bora u shkri vetë për shkak të rritjes së temperaturave. Gjithashtu, ajo ndjeu dhe braktisjen e pushtetit vendor. Ndihmat që shteti dërgoi në kohën e borës së madhe, jo vetëm ishin qesharake, por edhe një ofendim për banorët. Për më shumë se 60 familje u dërguan vetëm 30 kg miell, 6 kg kripë, 2 kg sheqer e 2 kg vaji, të cilat u hodhën nga makina në qendrën e komunës të futura në dy kartonë të grisur. Sikur të mos mjaftonte bora izolues për këto banorë, të cilët gjithnjë e më tepër ndjehen të zhgënjyer tek politika e vjetër 22 vjeçare që vetëm i ka keqpërdoru dhe nuk u ka ofruar asgjë. Ato kanë më shumë se një muaj e gjysmë që janë në errësirë totale. Kjo ka ndodhur, sepse transformatori i vjetër është djegur dhe transformatorin e ri nuk e vendos kompania CEZ, sepse sipas saj banorët janë debitor. Gjithashtu vetë banorët nuk kanë mundësi ta blejnë, sepse nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar dhe jo më për të blerë një transformator. Unë, jam i idesë që taksat duhen paguar, që dritat duhet paguar. Megjithatë, lind pyetja a ka moral kompania CEZ dhe shteti shqiptar t’iu kërkojnë banorëve respektimin e pagesave? Kompania CEZ po i rrjep shqiptarët me faturat e saj marramendëse. “Viktimë” e këtyre faturave të çmendura jam edhe unë. Situata ekonomike e banorëve të Sllovës është në limitet e mbijetesës dhe varfërisë se thellë. Janë familje të tëra që nuk kanë asnjë lloj forme të ardhurash. Nuk përfitojnë as nga bujqësia, e cila është në kushtet e parmendës së kalit e gomarit dhe të prashitjes së me shatë. Shumë fshatra nuk kanë rrugë lidhëse me qendrën. Qendra shëndetësore është më shumë se primitive. Arsimi është katastrofë me mësues pa shkollë dhe të paaftë. Banorët kalojnë me muaj të tërë pa marrë ndihmën social. Megjithatë, edhe kur e marrin bëhen diskriminime mbi bazën e bindjen politike. Shumat që jepet në kuadrin e ndihmës sociale, nuk mjaftojnë për të pirë kafe dhe jo më për të jetuar. Unë, u them banorëve të Sllovës, të vendlindjes time, të bëjnë durim deri në 2013 dhe përmes votës politikën e vjetër t’i japin përgjigjen që meriton. Aleanca Kuq e Zi është alternativa e vetme jo vetëm për Sllovën, por për gjithë Shqipërinë. Me të ardhur Aleanca Kuq e Zi në pushtet do të prish të gjitha kontratat dhe koncesionet mafioze, të cilat pasuritë e gjithë shqiptarëve i kanë privatizuar për familjet e tyre personale. Aleanca Kuq e Zi do u jap përgjigjen e merituar ligjore dhe kombëtare të gjithave kompanive të huaja, të cilat nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por i vjedhin ato çdo ditë. U them banorëve të Sllovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë t’i japin përmes votës së lirë lamtumirën e fundit politikës së vjetër dhe të injorantëve e hajdutëve që ajo prodhoi në 22 vjet tranzicion. Sllova në histori ka luftuar për flamurin e Skënderbeut dhe ajo nuk mund të gjunjëzohet para një grushti tradhtarësh e antikombëtarësh, të cilët të veshur me petkun e pushtetit nuk lanë pasuri kombëtare pa shkatërruar në 22 vjet tranzicion. Berisha po u le në errësirë sot, por ju keni mundësin të gjeni dritën e merituar, atë Kuq e Zi, të trashëguar nga të parët. Prandaj, përmes votës tuaj, jo të shitur për pak lekë, por të dhënë me ndjenjë kombëtare dhe me mençuri dibrane, keni mundësi të rigjeni vetën tuaj të humbur. Alternativa e vetme është Aleanca Kuq e Zi.

 *Përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi

e enjte, 17 maj 2012

Ju na besoni, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë

Alban Daci


Shqiptarë, patriotët e mi. Politika e vjetër shqiptare e ka humbur moralin, etikën dhe arsyen për të vazhduar më  tej. Të vjetrit dhe të konsumuarit e politikës shqiptare, janë përfshi në pazare të shëmtuara, të cilat rrezikojnë të  ardhmen tuaj. E vetmja forcë  politike, lëvizje gjithëpërfshirëse e kombëtare që nuk po bëhet pjesë e këtyre pazare të fëlliqura është Aleanca Kuq e Zi, e cila hap pas hapi po i fiton të gjitha betejat politike. Këto beteja të dashur qytetarë po bëhen për ju, sepse jeni shqiptar dhe për Shqipërinë, sepse është vendi mëmë. Ne besojmë tek Bashkimi Kombëtarë dhe do të punojmë ditë e natë qe ai të bëhet realitet. Ne besojmë tek Demokracia dhe po punojmë ditë e natë që atë ta bëjmë të prekshme për qytetarët. Ne besojmë tek Shteti ligjorë dhe jemi të vendosur ta ndërtojmë atë. Ne besojmë tek një ekonomi kombëtare të zhvilluar dhe se bashku do e bëjmë realitet. Besimi që  ju po na jepni, na obligon të kthehet në  shërbim nga ne për ju dhe për jetën tuaj. Ju na besoni, ne nuk do ju zhgënjejmë kurrë.

e martë, 15 maj 2012

Tregu i përbashkë ndërshqiptar, garanci e vetme për bashkimin e shqiptarëve

Alban Daci*



Fjalimi i mbajtur në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi me temë: "Drejtë një tregu të përbashkët gjithëshqiptar"


Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën e kulturës, pak a shumë në arsim, dhe në disa fusha tjera. Mirëpo sikur mungon bashkëpunimi në dimensioni ekonomik si domosdoshmëri e kohës, e cila do të rriste peshën e shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore. Kjo ka ndodhur për faktin se ekonomia shqiptare është kapur peng nga interesa antikombëtare e mafioze. Mjafton të përmendim skandalin e publikuar vetëm pak ditë më parë në lidhje me ndërtimin e linjës të interkonesionit mes Shqipërisë e Kosovës. Politika dhe ekonomia, janë dy gjëra komplementuese dhe të pazëvendësueshme në të njëjtën kohë. Në të kaluarën si dhe në tashmen idetë politike lindin nga idetë ekonomike si dhe aksionet ekonomike merret nga vendimet politike. Ekonomia është qeverisja e shtëpisë, procesi i prokurimit të mirave për të bërë të funksionoi mirë shtëpia. Dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një forme demokratike qeverisje. Pra, që shtëpia e madhe e shqiptarëve të administrohet mirë dhe që prokurimi i të mirave të bëhen në të mirë të shqiptarëve duhet që shqiptarët të qeverisen nga një sistem i shëndosh demokratik dhe jo nga një sistem politik antishqiptar që përfaqëson interesa mafioze. Vetëm një politikë krejtësisht kombëtar Kuq e Zi është në gjendje të krijoi një treg të përbashkët ndërshqiptar, sepse ajo ka lindur nga interesat e përbashkëta të shqiptarëve dhe mbron në të njëjtën kohë vetëm interesa e tyre ekonomike e politike. Për Aleancën Kuq e Zi, politika dhe ekonomike kanë vetëm një frymëzim kombin shqiptar. Aleanca Kuq e Zi përsa i përket politikës si formë mendimi dhe vendimmarrje mbështet vetëm tek demokracia si forma më e mirë e qeverisjes dhe për sa i përket sistemit ekonomik, mbështet vetëm në ekonominë e një tregu të përbashkët ndërshqiptar. Pra, për Aleancën Kuq e Zi Kombi, Demokracia dhe Tregu i Përbashkët ndërshqiptar janë tre shtyllat kryesore për realizmin e Bashkimit të Shqiptarëve. Krijimi i një tregu të përbashkët mbarë shqiptarë jo vetëm do rriste nivelin ekonomik, por edhe do të forconte demokracinë duke promovuar e përkrahur realizimin e katër lirive të cilat kanë të bëjnë më lëvizjen e lirë të personave, mallrave dhe shërbimeve. Krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali si e personat të mund të lëvizin lirishtë ashtu si brenda një shteti të vetëm. Pra heqja e barrierave do të zgjeronte mundësitë, eksperiencat dhe horizontet e njerëzve. Do t’i bënte ato më të lirë dhe shëndosh në aspektin e përjetimit të drejtpërdrejt të demokracisë. Gjithashtu tregu i përbashkët do të ishte një mundësi e mirë për konsumatorin shqiptar në të dyja anët e kufirit, për të zgjedhur mallra me kualitet më të lart në një treg më të madh prej 6 apo 7 milionë banorëve. Nga ana tjetër me përafrimin e legjislacioneve, gjithnjë duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian, një numër i madh i mjekëve, juristëve, ekonomistëve, etj, do të mund të ushtronin profesionet si në Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë e anasjelltas. Studentët do të mund të lëviznin më lirë për të studiuar, atje ku mendojnë se është më mirë, pasi do të zgjerohej horizonti i tregut të punës dhe konkurrenca. Ky bashkëpunim do të zgjerohej edhe në shumë sfera tjera, duke pasur si synim mediat, që tashmë po lëvizin në këtë drejtim, sidomos ato nga Tirana. Dhe krejt kjo mund të realizohet pas asnjë një pengesë, për faktin se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i përkasin një kombi, atij shqiptar. Modeli i tregut të brendshëm të BE-së duhet të jetë si model që duhet të merret parasysh në modelin e tregut ndërshqiptar për shkuar drejt qëllimit final,atij të Bashkimi Ekonomik. Mendimtari dhe vizionari i shquar evropian, ish- ministri i jashtëm francez , Robert Shuman, qe i pari që e hodhi idenë bashkimit ekonomik dhe integrimit të Evropës. Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Qymyrit dhe Çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë. Zgjedhja pikërisht e kësaj industrie nuk ishte e rastësishme. Bëhej fjalë për industrinë e cila më parë kishte qenë boshti kryesor i gjithë makinerisë së luftës – çelikut, i cili tashmë do të shndërrohej në një fushë, e cila do t’i lidhte edhe më tepër këto vendet evropiane dhe ekonomitë e tyre. Pse mos të kenë shqiptarët diçka të tillë si pikënisje për të hapur rrugën e bashkimit në një treg ekonomik, nga ku do të përfitonin edhe fqinjët e tjerë. Sot tregu i BE-së përbëhet prej 500 milion konsumatorëve dhe një numri të madh të ndërmarrjeve të cilat shesin mallrat brenda këtij tregu, por edhe janë eksportuesit më të mëdhenj në botë. Kosova dhe Shqipëria, pikërisht duke marrë si model tregun e brendshëm të BE-së dhe ky model të promovohet duke përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore. Është momenti historik që shqiptarët të jenë bartës të një projekti të tillë prosperues në rajon dhe që do t`ia kenë zili edhe vendet e tjera. Projekti i një tregut të përbashkët ndërshqiptar mund të konstatoj duke operuar dhe bashkëpunuar në disa fusha e sektorë konkretë: 
 a) Të krijohet një zonë e përbashkët ekonomike, ku të ketë një tarifë të përbashkët doganore, e cila duhet të aplikohet sipas modelit europian, ku të mirat e dy vendeve mund të qarkullojnë pa pengesa dhe që qeveritë e dy vendeve zotohen se do të eliminojnë çdo lloj pengese. 
 b) Të fillojnë tentativat për realizmin e një politike të përbashkët në agrikulturë, e cila duhet të jetë sipas parametrave evropian, ku të vendosen çmime të përbashkëta për prodhimet elementare. Politika e përbashkët në agrikulturë mund të zbatohet në krijimin e një arke të përbashkët, e cila duhet të financohet nga të ardhurat e përbashkëta, të mbledhurat kryesisht nga tarifat e përbashkëta doganore me shtetet e tjera të rajonit. 
 c) Të sanksionohet lëvizja e lirë e shërbimeve, njerëzve dhe e mallrave, duke krijuar një zonë të lirë tregtie. Nisma e krijimit të kësaj zone duhet të jenë Shqipëria dhe Kosova, por që të ketë klauzola që lënë të hapur pjesëmarrjen dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Përsa i përket lëvizjes së lirë duhet të bëhet një marrëveshje e shkruar për heqjen e pengesave të kontrollove kufitare. Kjo mund të vlejë si një provë për të anëtarësuar në ardhmen me drejtat të plota në Traktatin Schengen. 
d) Të krijohet një strategji e përbashkët kombëtare për modernizimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, ku të vihen në zbatim interesat të përbashkëta. Rol parësor duhet të kenë veprat e mëdha si për shembull zonat portale si dhe rrjetet rrugore që do të bënin më të lehtë dhe të shpejtë komunikimin mes këtyre dy vendeve. 
 e) Krijimi i një strategjie të përbashkët në fushën e energjetikës si në investime të përbashkëta për vepra të reja dhe për administrimin me efikasitet të veprave dhe sistemit të trashëguar. 
f) Krijimi i një Banke mbarëshqiptare me kapital krejtësisht shqiptar.

Përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi

e shtunë, 12 maj 2012

Ne jemi mirë, kur shqiptarët të bashkohen

Alban Daci*


Fjalimi i mbajtur në protestën para Ambasadës Serbe në Tiranë


Nuk kam dal këtu për të mirën time, por kam dalë të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim- Thoshte rreth një shekull më parë Isa Boletini në Konferencën famëkeqe të Londrës. 
Sot pas një shekulli, Aleanca Kuq e Zi ka dal këtu, para ambasadës serbe për dëshmuar se shqiptarët nuk janë një shtet prej tre milion banorësh, por një komb prej dhjetë milion banorësh. 
 Shqiptarët e Preshevës, të Tetovës, të Mitrovicës, nuk janë vetëm, ato kanë në mbrojtje për kauzat e tyre të gjithë Kuq e Zi, kudo që ndodhen nga Presheva në Çamëri, nga Shtetet e Bashkuar në Japoni, nga Vendet Skandinave deri në Australi. Të gjithë jemi një komb dhe kemi një qëndrim të përbashkët para çdo padrejtësie që na bëhet.
“Nëse Europa nuk do të zgjidh drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, derisa sa të çlirohemi”- Thoshte Isa Boletini.
Kemi më shumë se një shekull që kemi pritur drejtësi, por kemi gjetur vetëm shtypje, kemi më shumë se një shekull që kemi prit liri e kemi gjet vetëm robëri. 
Tash, nuk presim më, durimit tonë po i vjen fundi. Nëse Europa nuk reagon për të mbrojtur kauzat tona legjitime dhe të drejtat tona të garantuar nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi, atëherë ne të drejtat tona do i mbrojmë vetë dhe përgjegjësia nuk është e jona për pasojat e mundshme, por e vetë Europs.
 I bëjmë thirrje Serbisë të heq dorë nga pretendimet absurde dhe t’i lerë rehat shqiptarët në tokat e tyre, se nuk do të përballet me përgjigjen e një, e dy e as tre, po të dhjetë milionë shqiptarëve.
 U bëjmë thirrje serbëve të bëhen koshient, të respektojnë të drejtat e Shqiptarëve, të njohin Kosovën dhe të heqin dorë nga Mitrovica, sepse është tokë shqiptare dhe as nuk e shesim e as nuk e falim dhe nuk lëmë askënd që të na e marr padrejtësisht. 
 "Gjak borxh sot na ka vetëm anmiku ynë, ne jena vellazën e duena me u bashkue e me dek për liri të vatanit... Ai që mas sotit ngreh pushkë ndër veti, ka me kenë bash hasmi yne!"- thoshte Isa Boletini në vitin 1913.
 Aleanca Kuq e Zi na fton se o sot o kurrë ka ardhur momenti të gjithë së bashku të bashkohemi, sepse të gjithë jemi vëllezër. 
 Bashkimi bën fuqinë. 
 Të bashkuar jemi më të fortë për armiqtë dhe me të fuqishëm për miqtë. 
 “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”- Isa Boletini. 
 Ne jemi mirë, kur shqiptarët të bashkohen- Aleanca Kuq e Zi.


*Përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi